image “Më erdh keq që babai yt ishte aty”, Marku pajtohet me Moran pas nokautit

Sporte Luftarake

“Më erdh keq që babai yt ishte aty”, Marku pajtohet me Moran pas nokautit

news image

Boksieri irlandez Dylan Moran ka publikuar një video ku shihet duke bashkëbiseduar me boksierin shqiptar Florian Marku, që e nokautoi të shtunën mbrëma.

Shqiptari dhe irlandezi kishin disa ‘përleshje’ para se të nis meçi mirëpo në ring Marku ia tregoi vendin duke fituar me nokaut teknik për 57 sekonda.

Pas disa goditjeve të njëpasnjëshme, gjyqtari menjëherë e përfundoi ndeshjen me Moran që pastaj e pranoi se ishte vendimi i duhur.

Ai e ka uruar Markun për fitoren në një video, ku shihet se ky i fundit shkoi në dhomat e zhveshjes për t’u përshëndetur.

A e di po ndihesha keq kur pashë babain tënd që po shikonte aty dhe ata (gazetarët) më pyesnin se çfarë do të thuash për Dylan, nuk mund të thosha asgjë sepse unë i respektoj më të vjetërit”.

E respektoj familjen dhe kur ishte aty nuk mund të thosha asgjë”, dëgjohet Marku duke treguar respekt për babain e irlandezit.

Ndërsa, Moran i uroi fitoren duke i uruar suksese në vazhdimësi. “Miku im, të lumtë. Gjithçka që the, ashtu doli në ring. Urime”.

/GazetaSinjali/