image Më 'djegës' çmimi se specat, shkon në 8 euro çmimi në Kosovë

Sociale

Më ‘djegës’ çmimi se specat, shkon në 8 euro çmimi në Kosovë

news image

Ngritje të çmimeve pati thuajse në secilin produkt në Kosovë.

Tashmë qytetarëve iu është shtrenjtuar jeta në secilën sferë. Përpos ngritjes së çmimit në faturën mujore të energjisë elektrike, në derivate e shumë të tjera, çmimet e produkteve ushqimore tejet të ngritura janë shqetësuese në Kosovë.

Çmimi i kilogramit në speca djegës ka shkuar në 7.99 cent.

Ky çmim i lartë i specave ka filluar të ngritet ditë më parë, e siç duket tani është bërë edhe më shtrenjtë.

Kësisoj qytetarët që duan të blejnë speca djegës, duhet të mendojnë dy herë e gjithë kjo shkaku i çmimit ekstrem në kilogram.

/GazetaSinjali/