image "Me bo me ta lidhë një shuplakë e sheh kush jam unë", aktakuzë ndaj personit që kërcënoi policin

Kosovë

Drejtësi/ “Me bo me ta lidhë një shuplakë e sheh kush jam unë”, aktakuzë ndaj personit që kërcënoi policin

news image

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, H.P., për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me datën 9 gusht të vitit 2019, e ka kërcënuar zyrtarin policor, S.K., se do ta godiste me shuplakë dhe se sa ai do të jetonte, zyrtari nuk do ta vishte më uniformën .

“I pandehuri H.P., me datën 9 gusht të vitit 2019, rreth orës 13:50, në fshatin Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në një vend ngjarje për dëmtim të pronës, aty del i pandehuri H.P. dhe i drejtohet me fjalët “largohuni prej ktuhi se me bo me ta lidhë ni shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e din me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i pandehuri shoqërohet në stacionin Policor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej, bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale për të cilën i është ngritur aktakuzë./Gazeta Sinjali/