image "Më bien të fikët menjëherë"- Fifi flet për sëmundjen e saj

Bota e Yjeve

“Më bien të fikët menjëherë”- Fifi flet për sëmundjen e saj

news image

Banorët e Big Brother VIP po marrin vëmendjen e publikut me rrëfimet dhe veprimet e tyre me banorët e tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndër to është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raqi-Fifi, e cila është njëra ndër personazhet më të përfolura aktualisht në media rozë.

Fifi gjatë ditës së sotme ka rrëfyer për sëmundjen e saj, e cila ka thënë se është në luftë me ankthin dhe depresionin.

Ajo përderisa ka treguar për sëmundjen e saj ka folur për një ngjarje në një festival kur i kishte rënë të fikët.

Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në një festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë’’, tha Fifi.

Këngëtarja sqaroi se mjekimi lidhur me këtë problem ishte shumë i vështirë dhe madje i shoqëruar me komplikacione të shumta.

‘’Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja halucinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi’’, shtoi ajo. /GazetaSinjali/