image Me ardhjen e Omicronit, rriten rastet e reja në Kosovë - Sinjali

Me ardhjen e Omicronit, rriten rastet e reja në Kosovë

news image

Më 26 dhjetor u konfirmuan nëntë rastet e para me variantin Omicron në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri në atë kohë, në Kosovë u regjistruan numër i vogël i rasteve të reja me COVID-19. Mirëpo pak ditë pas paraqitjes së rasteve të para me Omicron, u rritën rastet ditore.

Nga 4 sa ishin të hënën e kaluar, sot në Kosovë u regjistruan 38 raste të reja me koronavirus.

Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.

E për mbrojtje nga koronavirusi e në veçanti nga Omicroni, ekspertët shëndetësorë dhe institucionet po bëjnë thirrje për respektim të masave në fuqi dhe vaksinim të plotë.

Në 24 orët e fundit, sipas MSh-së, janë vaksinuar 330 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 2,991 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin