Conor McGregor pas humbjes ndaj Dustin Poirier ka marrë edhe lajme tjera të këqija.
Kjo pasi që McGregor nuk do të mund të ndeshet në UFC për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton Sinjali Sport.
Për shkak të nokautit McGregorit i ndalohet stërvitja për 30 ditët e ardhshme. Pastaj nuk mund të garojë për 45 ditë të tjera dhe duhet t’i nënshtrohet skanimit me rreze X.
Kurse, me tërë llogaritë e bëra del që McGregor është i pezulluar nga garat në UFC deri në gjashtë muaj.