image McDonald's mbyll të gjitha restorantet në Rusi

Botë

McDonald’s mbyll të gjitha restorantet në Rusi

news image

McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha operacionet në Rusi.

Rrjeti i ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62,000 punonjës, raporton BBC.

McDonald’s ishte përballur me kritika në rritje për mosndjekjen e shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve duke u tërhequr nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë, CEO i saj Chris Kempczinski thotë se konflikti “ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm” dhe “ne i bashkohemi botës për të dënuar agresionin dhe dhunën dhe duke u lutur për paqe”.

/GazetaSinjali/