McDonald’s ka thënë se do të largohet nga tregu rus dhe ka filluar një proces për të shitur biznesin, pas 30 vjetësh funksionimi të restoranteve të tyre atje.
“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s” thuhet në deklaratë.
Si pjesë e vendimit të McDonald’s për t’u larguar, kompania “po ndjek shitjen e të gjithë portofolit të saj të restoranteve McDonald’s” në Rusi te një blerës vendas, tha ajo, shkruan BBC.
Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend.