image Mbytja e 44-vjeçarit në plazhin e Velipojës/ Protestojnë pushuesit kosovarë

Shqipëri

Mbytja e 44-vjeçarit në plazhin e Velipojës/ Protestojnë pushuesit kosovarë

news image

Sot, në plazhin e Velipojës është mbytur një 44-vjeçar nga Kosova, i cili kishte shkuar për pushim në këtë plazh.

Sipas pushuesve të tjerë, që ishin aty kur ndodhi rasti, 44-vjeçari ka pësuar sulm kardiak dhe se emergjenca është vonuar më shumë se 1 orë.

Vonesa e emergjencës, ka qenë e pafalshme për turistët nga Kosova. Ndërkohë që ata ngrenë zërin edhe për mungesën e rojeve të plazhit, që në një rast si i viktimës, të paktën do të kishin ardhur në ndihmë.

Tefik Jakupi nga Gjakova, profesor i Edukimit Fizik, tha për Euronews Albania se vihen re shumë aspekte negative të plazhit, duke përmendur këtu pastërtinë dhe mungesën e rojeve bregdetare.

Një tjetër qytetare e cila protestonte, teksa i shprehu ngushëllimet familjes tregoi se nuk ka qenë në vendngjarje por e ka parë kalimthi.

“Më ka ardhur shumë keq që ka vdekur prej mungesës së kujdesit të mjekëve. Emergjenca është vonuar shumë sepse ai ka pasur infarkt por ka mundur dhe të shpëtojë”, u shpreh një qytetare.

Pas protestës së pushuesve nga Kosova, kanë reaguar edhe institucionet shëndetësore në Shkodër, të cilat brenda ditës kanë dërguar autoambulanca dhe staf mjekësor në këtë plazh./Gazeta Sinjali/