image Mbyti me thikë zv/drejtorin e shkollës, policia vret 22-vjeçarin në Sllovaki

Botë

Mbyti me thikë zv/drejtorin e shkollës, policia vret 22-vjeçarin në Sllovaki

news image

Një burrë me thikë sulmoi një shkollë në Sllovaki të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë para se të vritej nga policia, sipas autoriteteve.

Sulmi ndodhi në një shkollë në qytetin Vrutky në Sllovakinë veriperëndimore.

Institucioni operon për fëmijë të shkollës fillore dhe të mesme.-

Viktima ishte zëvendësdrejtori i shkollës së mesme, thanë autoritetet.

Sulmuesi u identifikua si një 22-vjeçar nga qyteti i afërt i Martinit, raporton AP.

Shërbimi i shpëtimit Sllovake tha që tre të rritur dhe dy studentë u trajtuan në një spital në Martin por nuk zbuluan më shumë detaje./GazetaSinjali/