Një shtetas i huaj ka humbur jetën pasditen e sotme në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjatë të njësisë administrative Dajç, ku shtetasi maroken me pasaportë franceze ka hyrë në ujërat e lumit Buna dhe nuk ka dalë më prej atyre.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që palombarët kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për trupin./Gazeta Sinjali/