Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shqipëri.
Një 24-vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. I riu me inicialet B.D është futur për t’u larë në zonën e njohur si Balshaj, në pjesën e Malësisë së Madhe së bashku me tre shokët e tij. 24-vjeçari pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka mundur dot më të dalë nga aty.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për gjetjen e trupit. /Gazeta Sinjali/