image Mbytet një 45-vjeçar në liqenin e Farkës

Shqipëri

Mbytet një 45-vjeçar në liqenin e Farkës

news image

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme në Liqenin e Farkës.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se nisur nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi me iniciale B. H.

Mësohet se janë njoftuar polumbarët për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/