Një djalë i ri ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, në Kukës, teksa lahej në liqen.
Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen, është mbytur 16-vjeçari Klajdi S., banues në lagjen Gostil, Kukës.
Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /Gazeta Sinjali/