Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.
Policia njofton se të miturit janë të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndërsa njësia Policore janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.