image Mbyllja e shkollave në Kamenicë, banorët e Busavatës protestojnë nesër para MASHT-it

Kosovë

Vendimi/ Mbyllja e shkollave në Kamenicë, banorët e Busavatës protestojnë nesër para MASHT-it

news image

Banorët e Busavatës së Kamenicës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati do ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”.

Ndryshe, protesta e banorëve të fshatit Busavatë mbahet nesër para objektit të Ministrisë së Arsimit duke filluar nga ora 11:00. /Gazeta Sinjali/