image Mbyllet votimi i fshehtë, nis numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës

Shqipëri

Mbyllet votimi i fshehtë, nis numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës

news image

Demokratët në Kuvendin e Berishës në stadiumin Air Albania kanë përfunduar procesin e votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Rreth orës 16:00 ka nisur procesi i numërimit të votave, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, Basha ka thirrur në orën 16:00 kryesinë e PD në selinë blu.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë Basha pas zhvillimeve në Kuvend./GazetaSinjali/