image Mbyllet rruga Kaçanik-Hani i Elezit, MI tregon arsyen

Mbyllet rruga Kaçanik-Hani i Elezit, MI tregon arsyen

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit.

Arsyeje e mbylljes së kësaj rruge, sipas MI-së, është për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut  dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 (Zona e Rrëshqitjes).

“3 deri më 6 shtator 2019 – mbyllje e përkohshme 08:00 – 17:00. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.​