image Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit

Politikë

Mbyllet protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit

news image

Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e thirrur për ta kundërshtuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër.

Në këtë protestë, aktivistët e PSD-së vendosën flamuj të bardhë te objekti i Qeverisë, duke i hequr flamujt e Kosovës.

Gjithashtu ata improvizuan me një lloj tymi të zi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj mbajti një fjalim para Qeverisë së Kosovës ku hodhi akuza të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se tashmë ai duhet të thirret “Albin Zajednica”.

“Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të mbetet është ndryshimi nga Kurti në Zajednica dhe është Albin Zajednica”, deklaroi ai.

Pas fjalimit, Molliqaj e shpalli të mbyllur protestën.

/GazetaSinjali/