image Mbyllet pjesa e parë ashtu siç ia nisi mes Valencias dhe Real Madridit

Futboll

Mbyllet pjesa e parë ashtu siç ia nisi mes Valencias dhe Real Madridit

news image

Përballja më interesante në javën e pestë në Laligan spanjolle është ajo ndërmjet Valencias dhe Real Madridit, raporton Sinjali Sport.

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në këtë ballafaqim pa gola 0-0.

Pjesë e parë e barabartë që u përbë me raste nga të dy skuadrat, mirëpo zëvendësimet e shumta morën kah më shumë.

Te vendasit u larguan dy futbollistë për shkak të lëndimi, derisa te mysafirët u inkuadrua Lucas Vazquez në vend të Dani Carvajal, edhe ky për shkak të dëmtimit.

Dy skuadrat që kanë nga 10 pikë në pozitën e dytë dhe respektivisht të tretë do kërkojnë fitoren e cila i vendos në krye të ligës. /Gazeta Sinjali Sporti/