image Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kosovë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

news image

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në kryeqytet, si pasojë e fillimit të punimeve për instalimin e ndriçimit publik “Smart”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme. Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin në terren.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/