image Mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Kosovë

Mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

news image

Nga dita e sotme do të mbyllet rruga “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, ku ky segment i rrugës do të jetë i mbyllur për pesë ditë, për shkak të zhvillimit të punimeve.

Tutje në njoftim thuhet se për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative:

• Rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;

• Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;

• Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/