Pas një periudhe në kërkim nga organet e drejtësisë, Policia e Kosovës ka arrestuar 21-vjeçarin Art Shkodra, i cili kërkohej për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor për veprën penale “Vrasje në tentativë”, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arrestimi është kryer dje rreth orës 12:30 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti aktiv.
Sipas vendimit gjyqësor, Shkodra ishte dënuar me një vit masë edukativo-korrektuese, për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë”, mirëpo nuk ishte paraqitur për ta vuajtur dënimin.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku do të vuajë masën e shqiptuar nga gjykata.
Realizimi i urdhër-arrestit është bërë nga zyrtarët policorë në zbatim të vendimit të organeve kompetente të drejtësisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!