Një lokal në fshatin Tushilë të Skënderajt është bastisur nga Policia e Kosovës, mbrëmë pas orës 21:00, për shkak se dyshohej se në të po organizoheshin lojëra të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë bëjnë të ditur se në atë lokal, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tre kompjuterë, një televizor, monedha dhe tiketa të bastores.
Këto burime kanë bërë të ditur se policia ka arrestuar pronarin e këtij lokali dhe se inspektorët komunalë kanë mbyllur lokalin me shirit zyrtar./Gazeta Sinjali/