image Mbyllet kopshti në të cilin edukatorja dyshohet se rrahu një fëmijë

Kosovë

Inspektoriati/ Mbyllet kopshti në të cilin edukatorja dyshohet se rrahu një fëmijë

news image

Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim që t’i ndërpresë veprimtarinë Kopshtit ‘’Cambridge Kids’’ derisa ky institucion të pajiset me licencë.

Për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

Gashi ka thënë se kanë urdhër që institucioni ta ndërpresë veprimtarisë derisa të sigurojë licencën.

‘’Ne kemi konstatuar se ky kopsht e ka ushtruar veprimtarinë pa licencë, me raste të tilla kur konstatohet një gjë e tillë kem obligim ligjorë që fillimisht me gojë e pastaj të nxjerrim edhe vendim për t’ia ndërprerë veprimtarinë deri sa të sigurohet licenca’’,  ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, Cambridge Kids nuk kishte licensë për punë edhe pse ishte i regjistruar si biznes në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK).

Drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu ka thënë se ‘’Cambridge Kids’’ nuk kishte bërë as kërkesë për licensim.

Policia sot ka arrestuar njërën nga edukatoret e këtij institucioni privat që shihet në video duke e keqtrajtuar një fëmijë./ Gazeta Sinjali/