Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që Shkolla e Mesme e Lartë “Tefta Tashko” në Komunën e Mitrovicës të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it, pasi që janë infektuar me COVID-19 katër mësimdhënës të këtij institucioni.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë. /Gazeta Sinjali/