Ka përfunduar edhe xhiroja e shtatë në elitën e futbollit francez, shkruan Sinjali Sport.
Lyoni e mposhti Troyesin pa ndonjë problem me rezultat 3-1.
Edhe pse mysafirët kaluan në epërsi në fund të periudhës së parë me Chavalerinin, nuk ndikoi edhe aq.
Pasi vendasi filluan këndelljen me super golin e Xherdan Shaqirit që në fillim të pjesës së parë, e më pas Emerson i kaloi në avantazh në minutën e 72, kurse Paqueta u përkujdes për ta mbyllur çështjen e fituesit.
Kjo fitore i rendit vendasit në vendin e gjashtë me 11 pikë, kurse mysafirët mbesin në pozitën e 17 me pesë ponë.
Parisi në tjetrën anë fitoi përsëri me golin e kohës shtesë.
PSG triumfoi në udhëtim ndaj Metzit me rezultat 1-2.
Hakimi ishte ai që e hapi sfidën me golin e minutës së pestë.
Kouyate u kujdes për ta barazuar në minutën e 39.
Pas shumë përpjekjeve të parisienëve erdh goli në fund në minutën e 94 nga ai që e nisi, Achraf Hakimi, i cili ishte heroi i Pochettinos sonte.
Parisi kryeson me 21 pikë, kurse vendasit me tre pikë janë të fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/