image Mbyllet edhe Muri kinez - pritet përhapja e shpejtë e virusit vdekjeprurës në ditët në vazhdim

Botë

Botë/ Mbyllet edhe Muri kinez – pritet përhapja e shpejtë e virusit vdekjeprurës në ditët në vazhdim

news image

Seksioni më i popullarizuar i Murit të Madh të Kinës është mbyllur për vizitorët, kjo për arsye të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Një numër i vendeve të mëdha turistike po mbyllen deri në njoftimin e mëtutjeshëm për shkak të shpërthimit të gripit, i cili ka vrarë të paktën 26 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 800 të tjerë në Kinë, teksa po përhapet në të gjithë botën.

Vende të tjera të mbyllura përfshijnë qytetin e Pekinit dhe parkun e Shangait, Disneyland. Të paktën 13 qytete janë mbyllur, duke prekur më shumë se 41 milionë banorë.

Ekziston frika se virusi mund të përhapet me shpejtësi gjatë festës dhjetë ditore të Lunar të Vitit të Ri, në të cilin qindra miliona banorë kinezë udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit.

Autoritetet kineze kanë këshilluar njerëzit të shmangin turmat, dhe banorëve të Wuhan – ku shpërthimi filloi në fund të muajit të kaluar – u është ndaluar të largohen nga qyteti. Në Wuhan jetojnë rreth 11 milionë banorë./Gazeta Sinjali/