image Mbyllet ashtu siç ia nisi dueli mes Marseille dhe PSG, pa fitues e pa gola

Futboll

Mbyllet ashtu siç ia nisi dueli mes Marseille dhe PSG, pa fitues e pa gola

news image

Ka mbaruar pa fitues derbi francez ndërmjet Marseille dhe PSG, e vlefshme për xhiron e 11-të në Ligue 1.

Ndeshja mes dy skuadrave franceze u mbyll pa gola, edhe pse Marseille kishte avantazhin ngase PSG ishte me 10 lojtarë në fushë.

Për PSG, gjërat u vështirësuan pasi Achraf Hakimi u ndëshkua me të kuq direkt në minutën e 57-të pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Sidoqoftë, Marseille nuk e shfrytëzoi këtë përparësi që të shënoi dhe arkëtoi pikët e plota pas plotë një dekade.

Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 28 pikë derisa vendasit renditët në vendin e katërt me 18 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/