Ka mbaruar pa fitues derbi francez ndërmjet Marseille dhe PSG, e vlefshme për xhiron e 11-të në Ligue 1.
Ndeshja mes dy skuadrave franceze u mbyll pa gola, edhe pse Marseille kishte avantazhin ngase PSG ishte me 10 lojtarë në fushë.
Për PSG, gjërat u vështirësuan pasi Achraf Hakimi u ndëshkua me të kuq direkt në minutën e 57-të pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Sidoqoftë, Marseille nuk e shfrytëzoi këtë përparësi që të shënoi dhe arkëtoi pikët e plota pas plotë një dekade.
Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 28 pikë derisa vendasit renditët në vendin e katërt me 18 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/