image Mbyllet 120-minutëshi në Bernabeu: Benzema kualifikon Real Madridin në gjysmëfinale të LK

Futboll

Mbyllet 120-minutëshi në Bernabeu: Benzema kualifikon Real Madridin në gjysmëfinale të LK

news image

Ka përfunduar 120-minutëshi i zjarrtë në Bernabeu dhe fitues në këtë duel është Real Madridi, shkruan Sinjali Sport.

Madrilenët u mposhtën me rezultat 3-2 pas 120 minutave, por kjo mund të jetë humbja më e “lezetshme” e spanjollëve viteve të fundit, pasi ata kualifikohen tutje me rezultat të përgjithshëm 5-4 në favor të tyre, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

90 minutëshi u mbyll me rezultat 3-1 për londinezët, me mysafirët që po avanconin drejt gjysmëfinales me epërsinë e tre golave falë Mason Mount, Antonio Rudiger e Timo Werner, përpara se në skenë të dilte i sapo inkuadruari, Rodrygo, duke realizuar pas dy minutave, në minutën e 80-të, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Heroi i madrilenëve edhe këtë herë ishte Karim Benzema i cili e realizoi golin e dytë të skuadrës në pjesën e parë të vazhdimeve, për ta ngushtuar rezultatin në 3-2 dhe që ishte i mjaftueshëm për spanjollët që të ecnin tutje.

Real Madridi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit Manchester City – Atletico Madrid.

/GazetaSinjaliSport/