image Mbyllen pjesët e para: Ronaldo dhe Lewandowski vazhdojnë të shënojnë

Futboll

Mbyllen pjesët e para: Ronaldo dhe Lewandowski vazhdojnë të shënojnë

news image

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e elitës më të madhe të futbollit evropian “Champions League”, shkruan Sinjali Sport.

Rezultatet kanë ndryshuar në 5 nga 6 ndeshjet e mbrëmjes.

Derbi i natës që po luhet mes Atalantas dhe Manchester United, u mbyll në 45 minutat e parë me barazim 1-1.

Josip Ilicic e realizoi golin te italianët, derisa Cristiano Ronaldo i barazoi shifrat.

Takim tjetër interesant është duke u zhvilluar në Gjermani, ku Bayern Munich po e mposhtë me rezultat të ngushtë 2-1, skuadrën e Benficës.

Lewandowski dhe Gnabry i shënuan golat te bavarezzët, derisa Morato te portugezët.

Rezultat befasues në pjesë të parë po duhet në takimin mes Juventusit dhe Zenitit, që mbaroi periudha e parë me rezultat 1-1.

Dybala e konkretizoi golin te Bianconeri, kurse Bonucci realizoi autogol.

Barabartë por pa gola përfunduan 45 minutat tek sfida mes Dynamo Kievit.

Barazim tjetër në pjesë të parë ishte edhe ai në mes Sevillës dhe Lille, 1-1.

Vendasit me Ocampos dhe mysafirët me David i shënuan golat.

Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Villarrealit dhe Young Boys, ku pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal 1-0.

Etienne Capou me golin e vetëm në minutën e 36-të. /Gazeta Sinjali Sporti/