image Mbyllen pjesët e para në Champions League me këto rezultate

Futboll

Mbyllen pjesët e para në Champions League me këto rezultate

news image

Janë duke u zhvilluar disa sfida tejet interesante në LK.

Derbi i natës u mbyll me epërsinë e Liverpoolit 2-0 ndaj Atletico Madridit.

Jota dhe Mane realizuan golat, pas asistimeve të Arnoldit.

PSG është duke fituar 1-2 në sfidën me Leipzigun.

Vendasit kaluan herët në epërsi në min e 8′ me golin e Christopher Nkunku.

Vetëm pak minuta më vonë Andre Silva dështoi nga penalltia dhe humbi mundësinë e mirë për të dyfishuar epërsinë.

Në vazhdim Parisienët morrën kontrollin e lojës dhe fillimisht barazuan rezultatin me golin e Georgionio Wijnaldum në min e 21′.

Ndërsa ishte sërish Wijnaldum që shënoi në min e 39′ për rezultatin e pjesës së parë 1-2.

Në anën tjetër Interi është duke luajtur baras 0-0 me Shakhtar Donetskun.

Nerazzurët dominuan në përgjithësi por pa arritur të tundin rrjetën gjatë 45 minutave të para.

Këto janë rezultatet të gjitha ndeshjeve që po luhen nga ora 21:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/