image Mbyllen pjesët e para: Golla me "bollëk" në Londër, Bayerni po befasohet nga Villarreal

Futboll

Mbyllen pjesët e para: Golla me “bollëk” në Londër, Bayerni po befasohet nga Villarreal

news image

Kanë përfunduar pjesët e para të dy sfidave të para çerekfinaliste që po zhvillohen sonte.

Real Madridi është duke fituar me rezultat 2-1 si mysafir ndaj Chelseas, shkruan Sinjali Sport.

Madrilenët realizuan dy gola të shpejtë përmes francezit Karim Benzema, duke realizuar në minutat 21′ dhe 24′, të dyja me kokë, pas asistimeve nga Vinicius e Modric.

Blutë sidoqoftë kanë ngushtuar rezultatin, nëpërmjet Kai Havertz i cili realizoi gjithashtu me kokë pas një asistimi nga Jorginho në minutën e 40-të, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Ndërkohë, Bayerni është duke humbur nga Villareali në Spanjë.

Goli për vendasit e ka realizuar Arnaut Danjuma në minutën e 8-të, pas një asistimi nga Dani Parejo.

Vendasit realizuan edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë, megjithatë goli iu anulua pasi u rishikua nga VAR.

/GazetaSinjaliSport/