image Mbyllet derbi: Atalanta - Inter, ashtu siç ia nisi pa gola

Futboll

Mbyllet derbi: Atalanta – Inter, ashtu siç ia nisi pa gola

news image

Kampioni aktual i Serie A-së, Interi luajti ndaj Atalantas në derbin e xhiros së 22-të në ligë, shkruan Sinjali Sport.

Atalanta dhe Interi u ndan baras, duke përfunduar takimi ashtu siç ia nisi pa gola 0-0, në Bergamo.

Dueli interesant i dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës u karakterizua me raste nga të dy palët, por pa shënuar asnjëra, duke i fituar që të dyja nga një pikë.

Nerazzurri vije pas triumfit në Superkupën e Italisë, pasi u shpall kampion në sfidën ndaj Juventusit.

Skuadrës së Inzaghit iu ndërprit ecuria prej tetë fitore rresht, ndërsa në anën tjetër ekipi nga qyteti i Bergamos, nuk ka humbur në tre ndeshjet e fundit dhe arriti ta vazhdojë këtë formë.

Berat Gjimshiti luajti tërë ballafaqimin, duke e mbajtur portën e paprekur te vendasit.

Interi me 50 pikë kryeson në Serie A, kurse Atalanta me 42 pikë mban pozitën e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/