image Mbushi veturën me derivate dhe pagoi me para false, arrestohet vushtrriasi

Siguri

Mbushi veturën me derivate dhe pagoi me para false, arrestohet vushtrriasi

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një 21-vjeçar me inicialet E.A. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë i dyshuari më 17 mars në një pompë të derivateve në Vushtrri ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej 100 eurove, e cila ka rezultuar si e falsifikuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se deri te arrestimi i vushtrriasit “është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara“.

/GazetaSinjali/