image Mbulohet me lule dhe qirinj vendi ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani që u goditën nga treni në Gjermani

Diasporë

Mbulohet me lule dhe qirinj vendi ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani që u goditën nga treni në Gjermani

news image

Vendi ku sot humbën jetën Hasan dhe Blerian Arifaj, vëllezërit 13 dhe 17 vjeçar nga fshati Ratish i Deçanit, të cilët jetonin në Gjermani, është mbuluar me qirinj, lule dhe fotografi të të miturve, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarë dhe miq të familjes së viktimave.

Dy të miturit vdiqën sot në Bruckberg të Gjermanisë pasi që u goditën nga treni.

Sipas mediave gjermane, dy të miturit po tentonin të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt binarëve.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe asnjëri prej tyre nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i trenit, sipas policisë, nuk kishte arritur që të frenonte me kohë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Mark.Antonio007/videos/10218753862862645/?t=0