image Mbrojtja e Mustafës ankohet për mospërkthimin e materialeve

Kosovë

Mbrojtja e Mustafës ankohet për mospërkthimin e materialeve

news image

Mbrojtja e Salih Mustafës, Julius Von Bone ka paraqitur para gjykatësit se disa materiale janë dorëzuar vetëm në gjuhën angleze, dhe sipas tij, kjo po i shkakton telashe klientit të tij.

Disa nga materialet e nxjerra janë vetëm në gjuhën angleze dhe nuk janë në gjuhën shqipe”, ka thënë ai.

Prokuroria tutje ka shtuar se të gjitha materialet janë dorëzuar në të dyja gjuhët, derisa ka pyetur mbrojtjen se për çfarë materiale saktë bëhet fjalë.

Mbrojtja e Mustafës ka treguar tutje për materiale dhe seanca po shkon pa zë derisa mbrojtja t’i prezanton materialet me të cilat kanë pasur problem.

Por avokati holandez tha se mban mend një nga materialet, për të cilin tha se ndoshta nuk mund të flasë në seancë të hapur për publikun.

“Kam një që më kujtohet. Nuk e di nëse duhet ta them në seancë të hapur apo të mbyllur”, tha Von Bone.

Pas kësaj, seanca u mbyll përkohësisht për publikun./Gazeta Sinjali/