image Mbrojtësi luajti si portier në Kupën e Afrikës dhe bëhet viral me pritjet e shkëlqyeshme

Futboll

Mbrojtësi luajti si portier në Kupën e Afrikës dhe bëhet viral me pritjet e shkëlqyeshme

news image

Në Kamerun është duke u zhvilluar Kupa e Afrikës dhe disa nga Kombëtaret pjesëmarrëse kanë pasur raste të shumta të lojtarëve të infektuar me COVID-19.

Përfaqësuesja e Komoretit kishte arritur të befasojë të gjithë duke kaluar në mesin e 16 më të mirave në CAF dhe do të përballeshin me nikoqirët e Kamerunit.

Por para kësaj sfide ka shpërthyer virusi në këtë ekip përfaqësues, ku kanë rezultuar pozitivë tetë futbollistë, përfshirë tre portierët e tyre.

Duke parë se ndeshja nuk mund të shtyhej, mbrojtësi i majtë i skuadrës franceze Ajacio, Chaker Alhadhur vendosi të futet në portë për Komoretin.

Ishte një paraqitje fantastike e Alhadhur përkundër se pësoi dy gola nga Kameruni dhe Komoret humbi takimin 2-1.

30-vjeçari që njihet për depërtimet e tij në krahun e majtë është bërë viral në rrjetet sociale falë disa pritjeve të pabesueshme përballë sulmuesve të rrezikshëm të vendasve.

Anësori edhe pse vetëm 1,72 centimetra i gjatë dhuroi një shfaqje të mirë në portë dhe në fund të ndeshjes mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe nga lojtarët e Kamerunit për pritjet e tij.

Gjithsesi Alhadhur tregoi përkushtimin e tij për vendin, duke bërë maksimumin dhe duke fituar simpatinë e adhuruesve të futbollit, pasi tani mbrojtësi i majtë është bërë njëri nga emrat më të kërkuar në rrjetet sociale. 

/Gazeta Sinjali Sporti/