image Mbrojtësi i Shqipërisë: Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm

Futboll

Reagim/ Mbrojtësi i Shqipërisë: Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm

news image

Mërgim Mavraj ka thënë se është shumë i shqetësuar me tërmetin që ka goditur Shqipërinë.

Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 6.3 ballësh dhe ka dhjetëra persona që kanë ndërrua jetë me qindra të tjerë që kanë kërkuar ndihmë.

Mbrojtësi shqiptar ka reaguar në lidhje me tërmetin që ka goditur vendin tonë, duke shprehur pikëllimin e tij.

“I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”, ka shkruar Mavraj në llogarinë e tij në Instagram.

Aktualisht në Shqipëri është gjendej e jashtëzakonshme dhe shumë persona dyshohet se ende gjenden nën rrënoja./Gazeta Sinjali/