image Mbrojtësi i Kosovës zyrtarisht i bashkohet skuadrës turke

Futboll

Sport/ Mbrojtësi i Kosovës zyrtarisht i bashkohet skuadrës turke

news image

Mbrojtësi anësor kosovar i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj, i është bashkuar klubit të Superligës turke, Kasimpasa, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi i djathtë kosovar nuk pati minutazh të mjaftueshëm në pjesën e parë të sezonit në Championshipin anglez, prandaj vendosi të ndërrojë mjedis për të luajtur në vazhdimësi.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke.