image Mbrojtësi i Juventusit pëson lëndimin më të keq në futboll – përfundon sezoni për të

Futboll

Sport/ Mbrojtësi i Juventusit pëson lëndimin më të keq në futboll – përfundon sezoni për të

news image

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, nuk do të paraqitet në pjesën e mbetur të sezonit pas këputjes së ligamentit në ndeshjen me Romën.

Turku realizoi golin hapës në fitoren 2 me 1 ndaj Romës në Olimpico.

Më pas ai ishte lënduar pas një uljeje të gabueshme dhe pas testimeve të kryera të hënën është konfirmuar se lojtari ka probleme të mëdha në gjurin e këmbës së majtë.

Tani lojtari do të operohet e ky lëndim pritet ta mbajë jashtë fushe për të paktën gjashtë muaj, duke ia pamundësuar paraqitjet në pjesën e mbetur të sezonit, por duke zvogëluar edhe shanset që ai të paraqitet në Euro 2020 me Turqinë.