Kurt Zouma po kalon një formë fenomenale në këtë sezon me Chelsean.
Zouma ka fituar 26 nga 27 duele në ajër, ndërsa me përqindje i bie që ka fituar 96% të dueleve dhe këto statistika janë më të mira se të secilit qendërmbrojtës në top pesë ligat evropiane, shkruan Sinjali Sportiv.
Zouma dhe Thiago Silva kanë krijuar një partneritet perfekt në mbrojtje dhe për shkak të paraqitjeve fenomenale të tyre, Chelsea ka pranuar vetëm dhjetë gola në këtë sezonë në Premier ligë. /Sinjali Sportiv/