Mbreti i Britanisë, Charles III, ka folur në një adresim për kombin britanik, ku konfirmoi se djali i tij, William, do të bëhet Princi i Uellsit, ndërsa bashkëshortja e Williams, Catherine, Princeshë.
“Si trashëgimtari im, William tani merr titujt skocezë që kanë pasur kaq shumë vlerë për mua. Ai më pason mua si Duka i Cornwallit dhe merr përsipër përgjegjësitë për Dukatin e Cornwallit, të cilat unë i kam mbikëqyrur për më shumë se pesë dekada”, tha Mbreti në adresimin e parë që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II dhe kurorëzimit të tij si Mbret.
“Sot, jam krenar që e bëj atë Princ të Uellsit, shtetin, titullin e të cilit kam pasur kaq shumë privilegj të mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime”.
“Me Catherine pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin interesat tona kombëtare, duke ndihmuar për të sjellë margjinalët në terrenin qendror ku mund të jepet ndihma jetike”, deklaroi Mbreti.