image “A kam mbaruar?”, del video e prapaskenave të fjalimit historik të Charles

Botë

“A kam mbaruar?”, del video e prapaskenave të fjalimit historik të Charles

news image

Mesazhi i parë për britanikët u bë të premten nga Mbreti i ri Charles III, duke theksuar se ai do të përpiqet t’u shërbejë atyre me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç bëri Mbretëresha Elizabeth.

Kanali zyrtar i familjes mbretërore publikoi një video nga prapaskenat e mesazhit dhe ngarkesës së fortë emocionale të mbretit të ri.

Videoja e postuar në YouTube tregon mbretin Charles në momentet para dhe pas mesazhit të tij teksa kamerat dhe ndriçimi ishin mbi të. Ekuipazhi dëgjohet duke pyetur: “A kam mbaruar?” ndërsa fliste me teknikët për ca kohë.

Ai u buzëqesh dhe ngrihet nga vendi, ndërsa shprehja e tij ndryshon teksa përlotet, ndërsa duket se e kupton se sa i rëndësishëm ishte ky moment në sallonin e Pallatit, në të njëjtën dhomë ku nëna e tij u dërgoi britanikëve dhjetëra mesazhe për Krishtlindje.

/GazetaSinjali/