image Mbreti Charles III i adresohet kombit: Do përpiqem t’ju shërbej me besnikëri dhe dashuri

Evropë

Mbreti Charles III i adresohet kombit: Do përpiqem t’ju shërbej me besnikëri dhe dashuri

news image

Mbreti i Britanisë, Charles III, ka folur në një adresim për kombin britanik, për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe kurorëzimit të tij si Mbret.

Mbreti e filloi fjalimin me fjalë miradie për nënën e tij të ndjerë, duke thënë se familja e tij ka një borxh të sinqertë ndaj saj.

“Unë ju flas sot me një dhimbje të thellë. Gjatë gjithë jetës së saj, Madhëria e Saj – nëna ime e dashur – ishte një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time, dhe ne i detyrohemi asaj borxhin më të përzemërt që çdo familje mund t’i ketë nënës së tyre; për dashurinë, drejtimin e saj, mirëkuptimin dhe shembullin”, ka thënë Mbreti Charles III.

“Kur Mbretëresha erdhi në fron, Britania dhe bota ende po përballeshin me privimet dhe pasojat e Luftës së Dytë Botërore dhe ende jetonin sipas konventave të kohëve të mëparshme. Gjatë 70 viteve të fundit ne kemi parë shoqërinë tonë të bëhet një me shumë kultura dhe besime të shumta. Vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten konstante”.

“Kudo që të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar ose në sferat dhe territoret anembanë botës dhe çfarëdo qoftë prejardhja dhe bindjet tuaja, unë do të përpiqem t’ju shërbej me besnikëri, respekt dhe dashuri, siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, shtoi tutje Mbreti.

“Nuk do të jetë më e mundur që unë të jap kaq shumë nga koha dhe energjitë e mia për bamirësitë dhe çështjet për të cilat më intereson aq thellë. Por e di që kjo punë e rëndësishme do të vazhdojë në duart e besuara të të tjerëve”.

Tutje Mbreti konfirmoi se William do të jetë Princi i ri i Uellsit.

“Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin interesat tona kombëtare, duke ndihmuar për të sjellë margjinalët në terrenin qendror ku mund të jepet ndihma jetike”.

Mbreti Charles III nuk la pa përmendur edhe Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan, raporton BBC.

“Unë shpreh dashurinë time për Princin Harry dhe Meghan teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/