Mbretëria e Bashkuar nesër do t’i shpallë sanksionet kundër Rusisë, shkruan Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, përmes një postimi në Twitter.
“Nesër do t’i shpallim sanksionet e reja kundër Rusisë, si përgjigje ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmin ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës“, ka shkruar Truss.
Tomorrow we will be announcing new sanctions on Russia in response to their breach of international law and attack on Ukraine's sovereignty and territorial integrity.
— Liz Truss (@trussliz) February 21, 2022
Sot, presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.