image Mbretëresha i heq titujt të birit Andrew, do të mbrohet në gjyqin e abuzimit seksual si ‘qytetar privat’

Evropë

Mbretëresha i heq titujt të birit Andrew, do të mbrohet në gjyqin e abuzimit seksual si ‘qytetar privat’

news image

Princi britanik Andrew ka humbur titullin “Lartësia e Tij”, rolet ushtarake dhe do të përballet në gjyq me akuzat e sulmit seksual, si një “qytetar privat”.

I njohur ndryshe si Duka i York, i nënti në radhë për fronin e Britanisë, nuk do të mund te përdorë më titujt e tij dhe do të përballet me gjyqin në SHBA, ku është ngritur padia.

Vendimi për heqjen e titujve ushtarakë të Andrew do të jetë i dhimbshëm për marinën britanike ku ai është një veteran dhe ka shërbyer edhe si pilot helikopteri në luftën e ishullit  Falklands, shkruan Daily Mail.

Princi britanik akuzohet nga Virginia Giuffre se ka bërë disa herë seks me të kur ajo ishte 17 vjeçe.

/GazetaSinjali/