image Mbollën 540 bimë me kanabis dhe kokainë në Kamenicë, policia arreston dy persona

Siguri

Mbollën 540 bimë me kanabis dhe kokainë në Kamenicë, policia arreston dy persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një shtetas kosovar dhe një tjetër shqiptar, të cilët kishin mbjellur 540 bimë të dyshuara narkotike në një parcelë toke.

Sipas raportit të policisë, dy të dyshuarit kishin kultivuar bimën e hashashit dhe kokainës në Kamenicë.

Policia ka konfirmuar se bimët ishin të madhësisë nga 20 cm deri në 50 cm.

Nga këto bimë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedura janë asgjësuar me djegie.

Policia gjithashtu njërit nga të dyshuarve, i ka sekuestruar një veturë me targa vendore.

Me vendim të prokurorit të dy janë ndaluar për 48 orë dhe rasti vazhdon edhe më tutje të hetohet./ Gazeta Sinjali/