Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 13:30, në selinë e këtij institucioni, ku në rend dite janë çështje të ndryshme përgatitore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.
“Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Po ashtu, në rend të ditës janë edhe: miratimi i dizajnit të vulës për zgjedhjet e parakohshme, formula e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht, si dhe formula e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!